Nuk ka një marrëveshje për një takim mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Papës, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Duke folur me shtypin, Peskov komentoi deklaratën e Papa Fraçeskut, i cili propozoi të takonte Putinin në Moskë gjatë një intervistë për Corriere della Sera
I pyetur nga gazetarët nëse Selia e shenjtë ka kontaktuar administratën presidenciale ruse, duke propozuar një takim mes dy liderëve, zëdhënësi u përgjigj: Këto nisma janë dërguar përmes kanaleve diplomatike. Nuk ka marrëveshje për takime dhe nuk janë arritur.
Peskov refuzoi të vlerësonte nevojën dhe mundësinë për bisedimet mes Putinit dhe Papës në këtë kohë.
Gjatë intervistës së djeshme Papa deklaroi se Putin nuk do të ndalet dhe ai është i gatshëm të shkojë