Putin rifut titullin “Nëna Heroinë” për gratë me dhjetë ose më shumë fëmijë

Nënat që plotësojnë kërkesat do të marrin një milion rubla, e barabartë me rreth 16 mijë euro. Kjo është një lëvizje kundër rënies demografike, e cila është duke u zhvilluar në Federatën Ruse që nga viti 2018

Presidenti rus Vladimir Putin ka rifutur titullin ” Nëna Heroinë ” për gratë që lindin dhe rritin dhjetë ose më shumë fëmijë. Ata do të kreditohen me një shumë të vetme prej njëmilion rubla, rreth 16 mijë euro. Ky është një veprim për të frenuar rënien e vazhdueshme demografike në Federatën Ruse që nga viti 2018.

Siç raportohet nga agjencia Tass , rregulli përmbahet në një dekret të publikuar në portalin zyrtar të informacionit ligjor. Në dokument thuhet se “titulli i Nënës Heroinë do t’i jepet një nëne shtetase të Federatës Ruse, e cila ka lindur dhe ka rritur dhjetë ose më shumë fëmijë shtetas të Federatës Ruse”. Megjithatë, nuk është një risi absolute: titulli është dhënë tashmë nga viti 1944 deri në 1991.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *