Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia duhet të “vazhdojë të mbështesë dhe përmirësojë gatishmërinë” e armëve të saj bërthamore.
“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim dhe të përmirësojmë gatishmërinë e njësive tona bërthamore. Kjo është garancia kryesore e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial. Një prioritet strategjik është ekuilibri i përgjithshëm i fuqisë në botë”, tha ai në një takim të bordit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Moskë.
Putin akuzoi gjithashtu vendet kryesore të NATO-s për përdorimin e potencialit të tyre ushtarak kundër Rusisë.
“Është e njohur se sot, potenciali ushtarak dhe mundësitë e pothuajse të gjitha vendeve kryesore të NATO-s po përdoren kundër Rusisë,” tha ai.
Putin pohoi se “kundërshtarët strategjikë” të Moskës kanë planifikuar “të shpërbëjnë, dobësojnë dhe ndajnë” Rusinë.
“Kundërshtarët tanë strategjikë synojnë shpërbërjen dhe dobësimin, ndarjen e vendit tonë. Kjo ka ndodhur me shekuj. Rusia është shumë e madhe, siç mendojnë ata, një vend që përbën një kërcënim për dikë. Prandaj duhet prishur, shkurtuar pak”, tha ai.
Fjalimi i tij nisi menjëherë pasi të pranishmit mbajtën një minutë heshtje për ata që “dhanë jetën në luftë”.