Putin uron Erdogan: Fitorja, rezultat i punës tuaj vetëmohuese

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

Sipas mediave të huaja, përmes një letre, Putin ka shkruar se fitorja e Erdogan në zgjedhje është rezultat i punës vetëmohuese të tij në shërbim të Turqisë. Ai shkruan më tej se kërkon të vijojë dialogun për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Letra e plotë:

I nderuar zoti Erdogan,

I dashur mik,

Ju lutemi pranoni urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President.

Fitorja në zgjedhje ishte rezultat i natyrshëm i punës suaj vetëmohuese si kreu i Republikës së Turqisë, një dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin shtetëror dhe për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur.

Ne vlerësojmë shumë kontributin tuaj personal në forcimin e marrëdhënieve miqësore ruso-turke dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme. Dëshiroj të konfirmoj gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun tonë konstruktiv për çështjet aktuale në agjendën dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Ne i kushtojmë rëndësi të madhe zbatimit të vazhdueshëm të projekteve të përbashkëta të planifikuara, kryesisht ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu dhe krijimin e një qendre gazi në Turqi.

Nga zemra ju uroj suksese të reja në një aktivitet kaq të përgjegjshëm si kreu i shtetit, si dhe shëndet e mirëqenie.

Sinqerisht,

Vladimir Putin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *