Pyetet për sigurinë e të rinjve pas vrasjes së Klodian Rashës, Bora Muzhaqi jep përgjigjen e pa dëshifrueshme

Dita e sotme e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë përkon me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha një vit më parë nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Gjatë një eventi për të rinjtë, ministrja e Shtetit për Rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi u pyet në lidhje me këtë ngjarje dhe se çfarë do të bëhet për të mbrojtur jetën e të rinjve.

Por ashtu siç jemi mësuar deri më tani, Muzhaqi nuk na zhgënjeu fare me përgjigjen e saj të padeshifrueshme.

Deklarata e Ministres:

“Kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinjve është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për detyrat e tyre por dhe institucionet në vetvete.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *