Në Papua, Indonezi, ekziston një pyll, në të cilin lejohen të hyjnë vetëm gratë. Ky pyll është një vend i veçantë, ku gratë mbledhin dhe seleksionojnë guaska, të cilat i shesin. Burrat nëse gjenden brenda pyllit dënohen nga gjykata e tribusë dhe gjobiten deri në 69 dollarë.
“Ka qenë gjithmonë pylli i grave. Ka ekzistuar shumë kohë para se të lindja unë. Pylli ka ekzistuar gjithmonë, ka pasur të njëjtat rregulla, “, thotë një grua e zonës. “Për të hyr në pyllin e grave duhet jesh lakuriq, mos veshësh asnjë rrobë. Burrat që kapen në këtë pyll, dënohen me gjobë. Jemi vetëm ne gratë, mbledhim guaska, meditojmë, diskutojmë me njëra tjetrën”, thotë ajo.
/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/