Në bashkinë e Durrësit është mbyllur numërimi për këshilltarët bashkiakë.
PS ka marrë 28 mandate, BF, 13 mandate, PD renditet e treta me 5 mandate, e ndjekur nga PAA me 3 mandate. Ndërsa PDIU dhe PSD kanë siguruar nga një mandat.
Në bashkinë e Shijakut PS ka siguruar 13 mandate nga 21 të mundshme. BF renditet forcë e dytë me 4 mandate. PD merr 2 mandate. PSD dhe PDIU nga një mandat secila.
Në bashkinë e Krujës janë numëruar 33 QV nga 92 në total. PS ka marrë 26.78% të votave ose 10 mandate. Partia e Gjelbër është forcë e dytë deri më tani me 5 mandate ose 13.72% të votave. PAA forcë e tretë me 10.25% të votave ose 4 mandate . Bashkë Fitojmë ka marrë 11.28% të votave ose 3 mandate. PSD 8.84% ose 3 mandate. PD ka marrë 4.94% të votave ose 1 mandat. PASH ka marrë 2 mandate. Nga 1 mandat marrin edhe PR, PLL dhe FRD.