Një shtetas është gjobitur në Fier, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin pa kaskë mbrojtës.
Mësohet se qytetari ka marrë gjobën prej 3000 lekë të rinj,
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale ku në aksin rrugor Lushnjë-Fier, shfaqet një shtetas duke drejtuar motomjetin dhe pasagjeri nuk kishte vendosur kaskën mbrojtëse, shërbimet e Policisë Rrugore Fier, vendosën masën administrative për shkeljen e kryer, 3000 lekë të rinj.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.