Qarkullonin fatura false me vlerë 30 milion euro, 13 shqiptarë dhe tre italianë nën hetim

13 shqiptarë dhe tre shtetas italianë janë nën hetim për një xhiro faturash false me vlerë 30 milion euro.

Operacioni u zhvillua kundër një konsorciumi të kooperativave që operojnë në fushën e furnizimit të shërbimeve portare dhe të transportit, i cili udhëhiqej nga drejtori 49-vjeçar nga Shqipëria dhe një bashkëatdhetar i tij 31-vjeçar.

Sipas raportimeve nga Guardia di Finanza janë konfiskuar prona me vlerë 14 milion euro dhe një mori kontratash për shërbime transporti dhe porte të nënkontraktuara menjëherë te kooperativat e konsorciumit. Të dyshuarit akuzohen në mënyra të ndryshme për krime të lëshimit ose përdorimit të faturave për operacione jo-ekzistuese dhe mospagimit të TVSH-së.

/Burimi: Ilsitodifirenze/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *