Qarkullonin me kanabis në automjet, arrestohen dy të rinj në Durrës (Emrat)

Dy persona kanë rënë në pangat e policisë së Durrësit, pasi u kapën me lënë narkotike në makinë.

Burime për median bëjnë me dije se Enea Kume, 35-vjeç dhe Belul Isufi, 25-vjeç në makinën me të cilën udhëtonin, i janë gjetur hashash dhe një shumë parash të cilat dyhohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm kriminal.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.

Qarkullonin me doza me lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas dhe sekuestrohet lënda narkotike.

Të arrestuarve iu gjetën edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Seats”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 35-vjeçari dhe ishte pasagjer shtetasi B. I., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Gjtihashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *