Një 32-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi akuzohet për vjedhje në një banesë. Dyshohet se se Xhevahir Bitrin ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, ku pas kontrollit të policisë iu gjet një kartë identiteti romune e falsifikuar.
Sakaq po hetohet për raste të tjera të vjedhjeve që mund të ketë kryer i riu.
Njoftimi i policisë:
Vodhi para dhe sende me vlerë, në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit iu gjet një dokument identifikimi fals.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një banesë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të kësaj vjedhjeje. Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u arrestua shtetasi Xh. B., 32 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në banesën e një shtetasi. Në momentin e arrestimit, shtetasit Xh. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti romune e dyshuar e falsifikuar.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.