Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 21 vjeçar, i cili nuk ka respektuar urdhrin e tyre për të ndaluar. I riu po udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” në zonën e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, dhe nuk i është bindur sinjalizimit të policisë për të ndaluar.
Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, dhe ka arrestuar të riun e identifikuar me inicialet K.P, banues në Maliq.
Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar se ai lëvizte me patentë false, dhe të gjitha provat i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.