Në brigjet skoceze janë gjetur 2 topa misterioz guri, që besohet të jenë mbi 5.500 vite të vjetra.
Topat u gjetën në një varrezë në afërsi të një porti detar, ndërsa arkeologët po përpiqen të përcaktojnë se për çfarë bëhet fjalë.
Të njëjtët objekte janë gjetur edhe në Irlandë dhe Britani dhe ende nuk dihet se për çfarë shërbejnë.
Besohet të jenë përdorur si armë, objekt ceremonial, pajisje për rruajtjen e lëkurës si dhe ‘topa magjik’ për të parashikuar të ardhmen. Përveç tyre, nga arkeologët janë zbuluar edhe mbetje të njeriut dhe kafshëve, megjithatë topat janë dërguar për t’u studiuar në detaje.
/Priza.al/