Takimi i rradhës mes Brunos dhe Alvisës u shoqërua me afrimitet me puthje, përqafime dhe prekje në momentin kur të dy u ulën në divan.
Ndër të tjera, Bruno nisi ta pyeste Alvisën se si i pëlqen puthjet, spontane apo me planifikim dhe ajo iu përgjigj se i dëshiron me planifikim.
Bruno: Qejf kam të të deh sonte.
Alvisa: Pse?
Bruno: Të dalësh pak nga zona e komfortit. Në dashuri bie shpejt?
Alvisa: Në këtë moment është shumë e vështirë. E kam shumë të vështirë.
Bruno: Ke krijuar ndonjë ndjesi?
Alvisa: Po.
Bruno: Si ta bëj që të rritet?
Alvisa: Duke qëndruar kështu.
Hyseni një nga konkurrentët në studio njëkohësisht dhe ish-i dashuri i Alvisës ka ndërhyrë dhe i ka thënë se puthja rrëmbehet, nuk kërkohet.
Ndërsa Hyseni ndërhyri duke thënë se ishte gënjeshtër dhe tregoi se kanë bashkëjetuar për 1 vit e gjysmë. Kjo nxiti reagimin e ashpër të Alvisës.
Hyseni: Kam 5 muaj që jetoj vetëm se kam bashkëjetuar me Alvisën.
Alvisa: Po motra dhe mbesa.
Hyseni: Jo nuk është e vërtetë. Kemi pasur bashkëjetesë për 1 vit e gjysmë. Jetoj vetëm. Ka vetëm 2 javë që ka ardhur mbesa.
Alvisa: Mirë çfarë më ke gatuar ti?
Hyseni: Përveç atyre që kemi gatuar bashkë, kam gatuar dhe vetë.
Alvisa: Çfarë ke gatuar? Se mos më ngatërron me ndonjë tjetër?
Hyseni: Po po.
/Priza.al/