Dëshmitarët okularë kanë treguar se ndaj tij është qëlluar 5 herë si dhe një nga plumbat i ka prekur pjesën e kokës.
Në të kaluarën 64 vjeçarit, i është dhënë mbrojtje policore pasi ka marrë kërcënime për përfshirjen e tij në çështjet penale si gazetar hulumtues dhe në gjykatë.
“Ai u plagos rëndë dhe po lufton për jetën e tij. Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, që pa u lodhur kërkoi drejtësi”, tha kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema në një konferencë me gazetarët.
Policia po bën thirrje për dëshmitarë që të mos ndajnë materialin në mediat sociale.
Gazetari De Vries fitoi çmimin ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij në hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane Natalee Holloway në Aruba, në vitin 2005.
/Priza.al/