Qëllohet me arme biznesi  në Kamëz, policia jep detajet

Një biznes është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kamëz.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, ku dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të biznesit të shtetases me iniciale E. M., ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *