Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital, ku mediat lokale pohojnë se ai ‘Nuk tregon shenja vitale’. Abe ishte i angazhuar në një tubim dhe u rrethua nga qindra njerëz kur autori qëlloi të paktën dy të shtëna me pushkë pas tij dhe nga afër, duke e goditur ish-kryeministrin në shpinë dhe ndoshta në qafë. Burime spitalore bëjnë të ditur se ish-kryeministri është shtruar në spital me arrest kardiorespirator rreth 15 minuta pas të shtënave.
Abe shërbeu si kryeministër i Japonisë nga dhjetori 2012 deri në shtator 2020, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë të vendit.