Qëlloi 35-vjeçarin teksa po pinte kafe në lokal/ Publikohen fotot e autorit dhe të plagosurit në Librazhd

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një 27-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një person në një nga lokalet e qytetit.

Teksa janë publikuar fotot e autorit dhe të të plagosurit, bëhet me dije se pas një sherri mes të rinjve, 27-vjeçari Albi Biçaku, ka qëlluar në drejtim të një lokali ku ishin ulur disa të rinj, duke plagosur në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe në qytet për të bërë të mundur kapjen e 27-vjeçarit i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë me një makinë.

Sakaq, mësohet se shënjestër e 27-vjeçarit kishte qenë një tjetër person, i cili më herët kishte patur një zënkë me vëllain e Albi Biçakut.

Albi Biçaku (Autori)
Albi Biçaku (Autori)

Shpëtim Skura (I plagosuri)
Shpëtim Skura (I plagosuri)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *