Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot lënien në burg të Skerdi Tasi, 31 vjeçarit të arrestuar si autor i dyshuar i të shtënave në drejtim të makinës së administratorit Lulzim Masha.
Sakaq, Masha është administrator i shkollës private “Wilson”. Ndërkohë Tasi ka pretenduar se nuk e njeh fare Mashën, dhe se atentati ndaj tij ka qenë gabimisht.
Ndër të tjera ai pohon se në pamje i është dukur si një person tjetër, me të cilin ka pasur dhe konfliktin. Në momentin që e konfirmoi shtetasin, ai është larguar duke fshehur armën në xhup.