Një punonjës policie është arrestuar për shkak se akuzohet se ka qëlluar me armë pas një konflikti.
Sipas policisë së Tiranës, Drilon Toska, 35 vjeç, (punonjës policie) bashkë me vëllanë e tij Arbër Toska, 29-vjeç, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
Policia po ashtu ka shpallur në kërkim edhe vëllanë e efektivit, A.T 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 21.08.2021.
Njoftimi:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
/Priza.al/