Mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë.
Sipas policisë 45-vjeçari me iniciale U.K, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në momentin kur po qëllonte me gurë ai ishte në gjendje të dehur.
Fillimisht 45-vjeçari është shoqëruar në polici dhe më pas është dërguar në spital.