Qëlloi me shpulla policët, reagon familja e majmunit ‘gangëster’: Është aventurier, i pëlqen të eksplorojë vende

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një majmun ka dhunuar me shpulla tre punonjës të policisë bashkiake.

Ky lajm u nda rrufeshëm në rrjete sociale, por e vërteta qëndron se majmuni “boksier” i Sarandës është nxjerrë nga i zoti për të shplodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Tentativa e policëve për të kapur kafshën e cila shpëtoi nga kafazi, e ka ashpërsuar shumë këtë të fundit, ku më pas ka sulmuar. Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe rifutur në kafaz.

Sakaq ka reaguar edhe familja që ka nën kujdesie majmunin, ku mohon se ai është agresiv. Përmes një postimi në rrjete sociale, familja shkruan se Kiko dëshiron të eksplorojë dhe më pas kthehet vetë në shtëpi.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë. Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij. Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *