Qëlloi me thikë në qafë të riun grek, pranga 17-vjeçarit shqiptar

Policia greke ka arrestuar Arbër Muçaj 17-vjeç për tentativë për vrasjen e një 18-vjeçari një ditë më parë në afërsi të Akropolit në Athinë.

Sipas policisë greke, Muçaj se bashku 17-vjeçarin grek Nikolas Kolias, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, tentuan të grabisin nën kërcënimin e thikave, një grup të rinjsh që po rrinin në një stol pranë monumentit të lashtësisë helene, Akropolit.

Pasi i kanë grabitur telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve, dy autoret tentuan të largohen, por një 18-vjeçar Jorgo Akrivo, tentoi t’i ndalojë.

Dy autorët u përballën me 18-vjeçarin dhe si rezultat e plagosën me thikë. Ai mori 4 thika në qafë dhe në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autoritetet po kërkojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje.

Autoret po merren në pyetje për të parë nëse janë përfshirë në akte të tjera të ngjashme, ndërsa do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë.

Kriminaliteti në Greqi është shumë i përhapur tek adoleshentët 16-18 vjeç ,por deri tani ka qenë i kufizuar brenda ose pranë ambienteve të shkollave dhe rrallë në zonat turistike të vendit.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas për egërsinë e saj, por edhe për faktin se ndodhi në një prej vendeve më të ruajtura të kryeqytetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *