Agustin Markvukaj djali 28- vjeçar nga shqipëria është ekstraduar drejt Italisë .
Agustini akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, pasi qëlloi me armë zjarri një bashkatdhetar mbrëmjen e 19 shkurtit në fund të Strada Nuova.
Arrestimi i tij u bë i mundur me 9 mars ku u dërgua në një burg në shqipëri dhe po pritej të merrej vendimi për ekstradimit në Itali ku do të duhej të gjykohej.
Të premten në mbrëmje ai zbarkoi në aeroportin Leonardo da Vinci në Romë për t’u marrë në pyetje nga magjistratët e zyrës së prokurorit publik të Pavia.
Markvukaj u mbyll në një qeli në burgun romak të Regina Coeli.