Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.
Shtetasi me iniciale D.H., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Çepe, Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K. C., dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.