Qëlloi për vdekje me 2 plumba në kokë 17-vjeçaren, burg përjetë autorit në arrati

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Robert Perpepaj, i cili i mori jetën 17-vjeçares Griselda Gjikolaj në Laprakë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor të 2018, në zonën e Laprakës. Sakaq, shtetasi Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burg, i cili ka ndihmuar autorin. Aktualisht Përpepaj është në kërkim, ndërsa Muzhaqi është arrestuar. Kujtojmë se Përpepaj qëlloi me dy plumba në kokë Griselda Gjikolajn, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Të dy kishin bërë plan për vrasjen e Erion Bengës, por ajo që mbeti e vdekur ishte Griselda Gjikolaj. Maturantja Griselda Gjikolaj jetonte në një shtëpi me qira me të vëllanë binjak në Tiranë. Griselda Gjikolaj ishte në një lidhje me Erion Bengën, dhe u qëllua sapo konsumoi një kafe me të. Gjikolaj kishte pasur një njohje edhe me autorin e krimit, Robert Përpepajn më herët dhe pikërisht kjo gjë ishte bërë shkak për disa fërkime mes Bengës dhe autorit.

Ajo që kulmoi ishte një sherr në kryeqytet gjatë të cilit Benga e kishte qëlluar me shuplakë Përpepajn. Kështu, dy muaj më von, i riu nga Tropoja bashkë me Ronald Muzhaqin thurën planin. Ata i zunë pritë Bengës që po pinte kafë me Gjikolën, dhe e qëlluan pasi u ngritën nga lokali. E reja vdiq, ndërsa Benga arriti të mbijetonte.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *