Detaje të reja janë zbuluar nga policia italiane, në lidhje me ekzekutimin e shqiptares Daniela Neza nga ish-partneri i saj. Sefayou Sow, 27-vjeçari me origjinë nga Guinea ka thënë përpara hetuesve se mbante armë, pasi kishte dyshime se donin ta vrisnin.
Sipas tij, armën që dhe kreu krimin e rëndë, e mbante për vetëmbrojtje. Ai i mori jetën me dy të shtëna pistolete 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Daniela Neza. Arma që ai posedonte ishte një bashkim pjesësh nga armë të tjera.
Sow u përlot disa herë gjatë marrjes në pyetje, teksa në lidhje me vrasjen e të dashurës, ai shpreh pendesë: “Nuk e kam problem të qëndroj në burg, vetëm më vjen keq që e vrava”, ka thënë ai.