Blutë e Vlorës kanë arrestuar dy të rinj, pasi kanë qëlluar më armë në ajër pas një sherri. Burimet zyrtare bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi me inicialet V. M., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, pas të shtënave me armë zjarri. Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin në fjalë.
“Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.
Nga të shtënat me armë zjarri, nuk ka të lënduar. Pasi ka ndodhur ngjarja, shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M., ka kanosur shtetasin E. I.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.