Lajm i keq për yllin belg të Real Madridit, Eden Hazard, i cili në ditët në vijim do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr pllakën e osteosentezës në fibulën e djathtë.
Edhe prej disa javësh, sulmuesi ishte në dispozicion të Ancelottit, tekniku Italian për asnjë moment nuk ka zgjedhur ta fusë në fushë, ndoshta një problem ka qenë edhe ky.
Prej kohësh lojtari ishte njohur me këtë problem, por mjekët tentuan ta shtynin sa më shumë të ishte e mundur.
Belgu mund të rikthehet në dispozicion të ekipit të tij për një muaj ose maksimumi 5 javë, nëse gjërat shkojnë ashtu siç pritet. /Priza.al