‘Qendërsulmuesi më i mirë i gjeneratës sonë’: Mesut Ozil thur lavde për ish-shokun e skuadrës

Hat-triku i sulmuesit të Real Madridit në El Clasico ndihmoi që Real Madrid të siguronte një vend në finalen e Kupës së Mbretit.

Të shënosh një hat-trik nuk është e lehtë për një sulmues, e sidomos kundër një ekipi si Barcelona.

Karim Benzema është bërë protagonist i padiskutueshëm në dy ndeshjet e fundit duke shënuar 6 gola për Galaktikët, teksa bëhet gati për supersfidën e Champions League me Chelsea.

Kur bëhet fjalë për shoqëri në futboll, dy nga emrat e parë që të vijnë në mend janë Ozil dhe Benzema.

Ozil kaloi një perjudhë të vështirë pas largimit nga Madridi, por edhe pse larg ai kurrë nuk hezitonte të thurte lavde për mikun e tij më të mire i cili vazhdonte karrierën në Madrid.

Pasi përfundoi ndeshja e El Clasico Ozil u paraqit në rrjetet sociale dhe shkroi : “Mbreti” i ndjekur nga tre emoji me “kurorë” ‘Djali im Benzi! Qendërsulmuesi më i mire i gjeneratës tonë.’


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *