Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) kanë nisur një operacion blic në qytetin e Elbasanit.
Fokusi i operacionit është kapja e personave të shpallur në kërkim, si edhe pas dyshimeve për lëndë narkotike dhe armë.
Nga sa raportohet, mësohet se janë shoqëruar dy persona. Operacioni është zhvilluar në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ky operacion është në zhvillim e sipër, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.