Reagimelidhur me sulmin ndaj Top Channel i është bashkuar edhe Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias, e cila ka dënuar ashpër aktin, ku mbeti viktimë një prej rojeve të sigurisë.
Përmes një mesazhi në Twitter, ECPMF i shpreh ngushëllimet familjes së 60-vjeçarit Pal Kola, si dhe bënë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale.
“Të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në #Shqipëri , nga ku ka mbetur i vrarë një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”- shkruan Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias.
Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.