Kryeministri Edi Rama, si shpeshherë e ka nisur ditën duke publikuar një video të qendrës shëndetësore 24-orëshe në qytetin e Përrenjasit, që tanimë sipas Ramës ofron një shërbim dinjitoz për 37 mijë banorët e tij.
Ndërkohë, përbri videos së publikuar, Rama i uron qytetarëve shqiptarë një ditë të mbarë.
Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:
“MIRËMËNGJES me ndryshimin rrënjësor të qendrës shëndetësore 24 orëshe të Prrenjasit, që sot ofron shërbim mjekësor dinjitoz për 37 mijë banorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama përbri videos.
/Priza.al/