Qendrat shëndetësore në Stëblevë pa mjekë! Për urgjenca ka vetëm infermierë

Qendra Shëndetësore e fshatit Stëblevë në Librazhd u rikonstruktua pak kohë më parë dhe gjendja e saj paraqitet optimale, por ashtu si në shumë zona të thella malore, këtu nuk shkon mjeku.

Sipas banoreve, terreni i vështirë malor që herë herë bllokohet gjatë dimrit, dhe nuk mungojnë emergjencat, e bën të domosdoshme praninë e mjekut.

Dimri ka trokitur dhe në këtë qendër shëndetësore gjen vetëm infermieret. Tashmë që dita ditës Shqipërisë po i largohen edhe mjekët, zonat më të rrezikuara fillimisht për të mbetur pa shërbim shëndetësor janë fshatrat e largët./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *