Gjatë një kontrolli rutinë, policia e Napolit ka ndaluar dy persona gjatë një kontrolli rutinë, pasi konstatuan se njëri prej tyre ishte dëbuar nga territori më 6 shkurt të vitit të shkuar. 26-vjeçarit shqiptar, të quajtur Mariglen Dema i ishte ndaluar hyrja në Itali për pesë vite. Ai u arrestua ditën e sotme për shkelje të dëbimit administrtiv.
Shqiptari me iniciale A.D., që po shoqëronte Demën, u denoncua për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në shtetin Italian. Ndërkohë, një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos, pasi u kap me 19 kilogram hashash. 22-vjeçari u ndalua dhe u arrestua për shpërndarje droge. Sasia e lëndës narkotike që u gjet në makinën e tij arrinte një vlerë prej 150.000 eurosh.
/Priza.al/