Qëndronte ilegalisht në Itali dhe trafikonte lëndë narkotike, policia arreston 36-vjeçarin shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mediat fqinje bëjnë me dije se të gjithë aktivitetin e tij shqiptari e ushtronte nga shtëpia dhe nga dyqani ku punonte.

36 vjeçari ishte ilegal dhe nuk zotëronte leje qëndrimi në Itali. Ai ishte arrestuar dhe më parë për trafik të lëndëve narkotike, duket se nuk kishte hequr dorë nga vesi i tij.

Në momentin e ndalimit ata e mbyllën në një dhomë gruan e shqiptarit dhe qenin e tyre dhe më pas i drejtuan prangat këtij të fundit. Shqiptari reagoi duke goditur oficerët e policisë ndërsa klienti i tij u largua nga vendngjarja.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 127 gramë kokainë si dhe mjete për të paketuar dozat.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *