Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë së Peruxhias, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një sasi prej 1.2 kilogram kokainë.
Siç raporton media italiane Folignos , policia i kishte vendosur në mbikëqyrje shqiptarët, pasi ata ishin pikasur disa herë duke shitur drogë në qytet. Pas përgjimeve të kryera, u zbulua edhe baza ku shqiptarët kishin fshehur lëndën narkotike. Fillimisht u gjetën 400 gramë kokainë, por ishte një qen i antidrogës që zbuloi edhe pjesën e tjetër të kokainës. Po ashtu u sekuestruan edhe 14 mijë euro, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i jashtëligjshëm.