Një fëmijë 5-vjeç dhe nëna e tij janë sulmuar nga një qen në Loutraki të Athinës. Si pasojë 41-vjeçarja dhe fëmija i saj janë transportuar në spital, nga lëndimet që morën nga kafshimi i qenit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 10 qershorit teksa nëna me të bijën po bënin xhiro në Loutraki.
Sipas mediave lokale gruaja më pas ka shkuar në polici për të denoncuar pronaren e qenit, e cila është një emigrante 33-vjeçare.