Qentë e tij bien padashur në liqenin e ngrirë, aktori i njohur Leonardo di Caprio futet në ujë dhe i shpëton

Për ambientin dhe për kafshët aktori i njohur Leonardo di Caprio do të bënte gjithçka edhe të hidhej dhe në një liqen të ngrirë për të shpëtuar qentë e tij, dy Husky siberian.

Aktori më ambientalist në Hollywood ka dhënë sërish prova për kurajon dhe zemrën e tij të madhe. Gjatë xhirimeve të filmit, ‘Don’t Look Up’ aktori kishte marr me vete dhe 2 qentë e tij, kur padashur njëri prej tyre bie në liqenin e ngrirë.

47-vjeçari nuk nguroi për asnjë moment dhe u hodh në liqen për ta nxjerrë jashtë.

‘Hynë të dy në ujë, njëri prej tyre ra padashje, ndërsa tjetri i qëndronte afër e lëpinte dhe u hodh në ujë, ndërsa unë nuk dija së çfarë bëhej në të tilla situata kështu që u hodha dhe unë në liqen. Duke jetuar në Kaliforni nuk e kisha idenë se çfarë do të thoshte një liqen i ngrirë’.- ka treguar aktori në një intervistë për ‘Entertainment Weekly’.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *