Pas lajmit se Meghan dhe Princi Harry kanë sjellë në jetë një vogëlushe mbretërore, ç’ka tërhoqi vëmendjen ishte emri që ata zgjodhën për vogëlushen. Emri është Lilibet Diana Mountbatten-Windsor dhe Lilibet është nofka që Mbretëresha Elizabeth ka pasur kur ishte e vogël. Por Mbretëresha nuk është e vetmja anëtare e familjes mbretërore që ka një nofkë të veten.
Sipas një gazete vendase , nga Princi William tek Princi Charles, ata e thërrasin njëri-tjetrin me pseudonime.
Princi William
Nofka: qerosi
Princi William dhe Dukesha e Cambridge duket se kanë zgjedhur nofka vërtet gallatë për njeri-tjetrin. Dukesha e Kembrixhit i referohet burrit të saj si “qerosi”! Mendohet se kjo nofkë erdhi pasi Princi William u ankua për flokët e gjatë të Dukeshës.
Kate Middleton
Nofka : Dukesha “Do little” ose dukesha që nuk bën asgjë
Nofka duket se ka ardhur pasi Mbretëresha e kritikoi Kate për faktin që ajo nuk kishte një punë me kohë të plotë para se të martohej me nipin e saj. Dukesha tani është tepër e zënë, por mbase nofka ka mbetur.
Mbretëresha Elizabeth
Nofka: Lilibet, lakër, Gary, Gan gan
Gjatë rritjes së saj Mbretëresha ka pasur nofkën e ëmbël “Lilibet”. Megjithatë ëmbëlsia duket se zëvendësohet nga nofka “lakër”, pseudonim që Princi Philip ja ka vendosur gruas së tij pasi në gjuhën frënge fraza “mon petit chou” do të thotë “e dashura ime e vogël”, kurse në anglisht fraza përkthehet “lakra ime e vogël”. Kurse përsa i përket nofkës “Gary” ka ardhur si shqiptim i fjalës “granny” pra gjyshe kur Princi William ishte i vogël dhe nuk e shqiptonte dot saktë. Nofka “ Gan Gan” është mënyra përkëdhelëse e Princit George.
Princi Harry dhe Meghan Markle
Nofka: Haz, Meg, Tungsten
Meghan Markle i thërret me përkëdheli Princit Harry “haz”, një shkurtim i termit bashkëshort në anglisht (husband). Kurse Princi i thërret Meghan me përkëdheli “Meg”. Kurse “tungsten” është një lloj metali shumë i fortë, i cili sipas Princit Charles, i përngjan karakterit të Meghan.
Princesha Charlotte
Nofka: Lottie
Në vitin 2019, ndërsa ishte në Irlandën e Veriut, Duka dhe Dukesha e Cambridge përshëndetën dashamirësit në turmat që ishin mbledhur për t’i takuar. Kur Kate flet me një nga të pranishmit aty dhe e pyet për djalin e saj i cili ishte 4 vjeç ajo i thotë: ” oh, ai është në të njëjtën moshë me Lottie ” duke ju referuar vajzës së saj Charlotte.
Archie Harrison Mountbatten-Windsor
Nofkat: Arch, Bubba, Kungulli i Vogël
Nofkat e ëmbla janë të gjitha mënyrat përkëdhelëse që Meghan dhe Harry e thërrasin vogëlushin e tyre.
/Burimi: woman&home/ përshtati në shqip Priza.al/