Aktori i humorit, Agron Llakaj folur për humbjen e bashkëshortes së tij. Aktori, i cili do të rikthehet në ekran me një program humori, ka treguar se ku e ka gjetur forcën.
“Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda së qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj.
Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi”, u shpreh Agron Llakaj, ndërsa shtoi se Kostandina do të jetë gjithmonë pranë tij.