‘Qetësi, durim, besim’/ Kryeministri Rama i del në mbrojtje njerëzve të Elvis Naçit: Ndalimi i iftareve mbrëmë nga paramilitarët, një çmenduri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vaqar të Tiranës, ku u ndalua një makinë me ushqime e Elvis Naçit, pasi dyshohej se po përdorej për blerje votash.

Kreu i qeverisë është shprehur se, ndodhia e djeshme ishte e padëgjuar më parë, ndërsa kërkoi durim nga të gjithë qytetarët.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e ‘mbrojtjes së votës’ është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”,- shkruan Rama.

Rama, ka reaguar nga “Twitter” pas konfliktit dje në Vaqar, ku policia procedoi ish-kreun e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, i cili së bashku me pjesëtarë të shtabit të PD-së, ndaluan një makinë që thuhej se “shpërndante ushqime në këmbim të votave”.

Rama e cilëson ‘ndalim të dhunshëm të disa iftareve’, ‘një çmenduri të padëgjuar’ dhe bën thirrje për qetësi, durim dhe besim.

Screenshot 11

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *