Qetësori flet me bindje: Do ta shohim kush do shkojë në finale

Misioni i realizuar me sukses nga finalistët, ka sjellë diskutime në shtëpinë e BBV mes Efit, Qetsorit dhe Kristit.

Prej disa ditësh, Qetësori ka shprehur bindjen se ai do shkojë në finale dhe se sipas tij Kristi dhe Nita dalin të shtunën nga shtëpia.

Ndonëse Efi i thotë gjatë gjithë kohës se ai nuk do jetë finalisti i katërt, ky i fundit ngul këmbë që do shpallet ai finalist, me argumentin se Kristi dhe Nita nuk kanë bërë asgjë në shtëpi.

“Do ta shohim se kush do kalojë në finale, ke për ta parë po nuk kalova unë”,– shprehet Qetsori.

Teksa po flisnin për çmimin e madh, Kristi tha se ai i do paratë, por jo të jetë i fiksuar pas tyre. Ai i tha Qetsori se ka “punuar” për të ardhur deri në këtë pikë të lojës, duke rrëzuar argumentin e Qetsorit i cili thotë se Kristi ka ardhur duke ndenjtur në këtë pikë të lojës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *