Edhe 1 ditë na ndan nga shpallja e finalistit të katërt të Big Brother Vip. Qetsori është shprehur i bindur që do të jetë ai finalisti i katërt dhe se do rrëmbejë çmimin e madh.
Ai vuri bast me 5 mijë euro me Efin se do shpallet finalist nesër.
“Unë e kam fitoren në xhep, çova 30 mijë euro tek lekët e mia. Ju menduat se unë do të hiqja dorë”,- i thotë ai Efit.
Efi e kundërshton duke i thënë se në finale shkon Nita ose Kristi.
“E di që e bëre të jesh më i bindshëm, por nuk do jesh”,– vijon Efi.
Qetësori thotë se është në finale, sepse ai ka ardhur për fitore.
Qetsori flet me bindje se është fitues, ndërsa Efi thotë se çmimin e madh do e marrë ajo.