‘Qeveri arrogante’/ Berisha nga Libohova: Më dhemb që shqiptarët po ikin nga vendi

Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët e Libohovës.

Berisha tha e vendi ndodhet në një situatë të rënë ekonomike, pasi sipas tij qeveria veç po vjedh.

Sakaq theksoi se është e dhimbshme që qytetarët shqiptarë ikin çdo ditë nga vendi i tyre.

“Jam sot këtu në një udhëkryq për Libohovën dhe mbarë Shqipërinë. Para syve tanë vendi ecën çdo ditë e më shumë në drejtim të gabuar, para syve tanë shqiptarët po largohen, varfëria dhe skamia po  bëhen problem i madh. Vendi ka një qeveri e cila nuk përpiqet të fshehë arrogancën ndaj qytetarëve, përçmimin që ka për qytetarin. Qeveria po rrënon ekonominë e shqiptarëve me vjedhjen që bën. Mbi 60% shqiptarëve vuajnë nga ana ekonomike, pasi pasuritë e vendit nuk po kthehen në mirësi por mallkim për qytetarët. Biznesit i rritet energji dhe furrave të bukës, e cila paguhet nga qytetarët në gramaturën e bukës që blejnë”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *