Qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë një ndihmë financiare prej 1 milion lekësh familjes së 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën pasi shpëtoi 25 persona nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë.
Vendimi i qeverisë vjen në ditën kur qeveria e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, ndërsa te familja e tij ishte sot edhe kryeministri Edi Rama.
Siç sqarohet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.