Qeveria Biden pranon gabimin: Sulmi me dron vrau civilë dhe asnjë terrorist! Afganistani kërkon dëshmpërblim

Më së fundi Amerika e pranon! Pas denoncimit të prestigjiozes ‘The New York Time’, e cila dokumentoi me foto dhe video se sulmi me dron i planifikuar për tu hakmarr ndaj 13 marinsat të cilët humbën jetën në Afganistan në fakt vrau civilë të pafajshëm dhe asnjë terrorist.

Asokohe, Kapiteni i Komandës Qendrore, Bill Urban tha se nga indikacionet fillestare kemi vrarë objektivin dhe nuk dimë të ketë pasur viktima civile.

Dhjetë anëtarë të një familuje, mes tyre shtatë fëmijë u zhdukën sa hap e mbyll sytë nga sulmi me dron i datës 29 gusht që Pentagoni e kishte konsideruar fillimisht si “të drejtë”, duke gënjyer publikun.

“Hetimi ynë tani arrin në përfundimin se sulmi ishte një gabim tragjik,” tha të premten gjenerali i marinës Frank McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të SHBA.

Forcat amerikane filluan sulmin pasi kishin gjurmuar një ‘Toyota Corolla’ të bardhë për tetë orë dhe e konsideruan atë një kërcënim të afërt, tha McKenzie. Kishte më shumë se 60 pjesë të inteligjencës në atë kohë që tregonin se një sulm po vinte. Rreth gjashtë dronë Reaper kishin ndjekur automjetin, shtoi ai.

“Duket sikur SHBA donte të mbyllte gjithçka me një falje,” tha prezantuesi i shquar i televizionit afgan Muslim Shiraz i agjencisë gjermane të shtypit. Por vetëm kjo nuk mund të lehtësojë dhimbjen e të pikëlluarve. Ai i kërkoi Shteteve të Bashkuara të paguajnë kompensim.

“Fjalët e keqardhjes nuk janë të mjaftueshme,” tha zëvendës drejtoresha e Azisë në Human Rights Watch, Patricia Gossman. Kërkohet një “hetim i plotë dhe i pavarur” i sulmit me dron amerikan. Kjo qasje amerikane nuk është e re, por ka mbetur “plotësisht e pandëshkuar” gjatë 20 viteve të fundit.

Sulmi ndodhi më 29 gusht pranë aeroportit gjatë ditëve të fundit kaotike të evakuimit të civilëve nga SHBA dhe tërheqjes ushtarake nga Afganistani. . Në mes të operacionit të evakuimit në fund të gushtit, dhjetëra afganë dhe 13 ushtarë amerikanë u vranë në një sulm terrorist nga ISIS-K, i cili është armiqësor ndaj talebanëve, jashtë aeroportit të Kabulit. Ushtria pohoi në atë kohë se sulmi parandaloi “kamikazë të shumtë vetëvrasës” të sulmonin Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai. Deklarata nga Komanda Qendrore e SHBA tha se sulmi kishte në shënjestër “një kërcënim të afërt të ISIS-K” dhe se eksplozivët po ngarkoheshin në automjet kur raketa Hellfire goditi atë.

SHBA u përgjigjën me sulme ajrore dhe shënjestruan luftëtarë nga Isis-K, një degë lokale e ISIS. Në Kabul, ushtria amerikane sulmoi një makinë me një dron në të cilën amerikanët dyshonin për mbështetës të ISIS-it. Tani besohet se nuk ka gjasa që automjeti dhe njerëzit e vrarë të ishin të lidhur me Isis-K. Menjëherë pas sulmit ajror, media raportoi se disa civilë kishin vdekur.

Menjëherë pasi u shfaqën raportet se disa anëtarë të një familje ishin vrarë në sulm. Pentagoni gjithashtu pranoi mundësinë e viktimave civile.

/Burimi: UsaToday/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *