Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ndryshimet e bëra për të drejtën e Informimit.
Manja tha se ndryshimet janë propozuar nga Komisioneri për të drejtën e Informimit dhe jo nga ministria.
Sakaq shtoi se aksesi në dokumentet zyrtare nga ana e medias nuk mungon.
Pyetje: Qeveria do bllokojë dhënien e informacioneve për median?
Manja: Ndryshimet janë propozuar nga Komisioneri për të drejtën e Informimit, nuk janë propozuar nga ministria e Drejtësisë. Pra, këto ndryshime vijë nga Komisioneri por diskutimi ka nisur që në 2018. Ne jemi konsultuar dhe nisma ka mbërritur në ministrinë e Drejtësisë, ndaj kemi shtuar ligjin. Presim sugjerime dhe komente. Jemi ndër të pakta vendet, që kemi miratuar aksesin në dokumente zyrtare. Pra, qëllimi është që qytetarët janë dhe do të jenë pjesë e vendimmarrjes.