Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se kabineti i tij do të japë dorëheqjen ditën e enjte, më 25 janar, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike.
Dorëheqjen do ta paraqesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet të emërohet kryeministër i Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.
“E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën (28 janar) të votohet Qeveria teknike”, ka deklaruar Kovaçevski.