Qeveria e re e Maqedonisë votohet në mesin e muajit janar

Në Maqedoninë e Veriut qeveria e re pritet të votohet në mesin e muajt janar.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhafeti është shprehur se me krijimin e një qeverie të re do të shmangte destabilizimin politik, që do të dëmtonte interesat e qytetarëve.

“Sfidë e veçantë ka qenë që pas zgjedhjeve lokale u bë tendencë për vënie në rend dite të votimit të mosbesimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas mossuksesit te asaj iniciative erdhi deri tek ndryshimet e përbërjes së shumicës parlamentare që në një periudhë gati 20 ditore kemi qenë në pozicionin e ndarjes së barabartë të mandatave, do te thotë 60-60 mandate dhe kalim të një subjekti politik nga shumica parlamentare në opozitë dhe anasjelltas, subjekti tjetër politik nga opozita në shumicën parlamentare, që nënkuptonte nevojën për organizim të kyçjes së atij subjekti në strukturën e shumicës parlamentare, dhe së fundi qeveria aktuale do te thotë kryeministri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, thotë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev nënkupton edhe dorëheqjen e gjithë kabintetit qeveritar të Maqedonisë së Veriut çka edhe u konstatua nga Kuvendi në një seancë të mbajtur disa ditë më parë. Qeveria pritet të votohet muajin e ardhshëm dhe data 18 janar shihet si mundësi kur vendi fqinj do të ketë ekzekutivin e rid he mandate fillon nga 29 janari”, tha Tala Xhaferri, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi thekson nevojën që vendi të zbatojë rregullit e zgjedhjeve çdo katër vjet, duke përjashtuar rastet kur deputetët vendosin për shpërndarjen e parlamentit.

Është shmangur një krizë e re politike për faktin që Republika e Maqedonisë së Veriut nga 2008 e këndej pesë cikle zgjedhore parlamentare janë të parakohshme dhe me përcaktim kushtetues zgjedhjet e parakohshme janë përjashtim si rregull, për fat të keq, përjashtimi është vërë rregull tanimë dhe në këtë kontekst mendoj që ne duhet t’i kthehemi rregullit katërvjeçar të zgjedhjeve parlamentare. […] Kriza politike gjithsesi që do të dëmtonte edhe vendin dhe interesat e qytetarëve këtu, por edhe proceset do t’i dëmtonte, ajo është e patjetërsueshme nuk do koment që sidoqoftë çdo krizë politike ka për pasoja edhe kriza të tjera rrjedhëse, qofshin ato marrëdhëniet me fqinjët, qofshin marrëdhëniet ndërkombëtare, qofshin vet situata brenda në vend”, shton kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev dorëzoi dorëheqjen e tij më 23 dhjetor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *